Austin Butler fitoi për herë të parë Golden Globe si aktori më i mirë për interpretimin e tij si Elvis Presley në filmin “Elvis” me kolegët e nominuar Brendan Fraser për rolin e tij në “The Whale” dhe Hugh Jackman për rolin e tij në “The Son”. Për këtë çmimi, aktori ka nderuar burimin e tij të frymëzimit, Elvis Presley.

Në fjalimin e tij të pranimit, Butler shprehu mirënjohjen e tij për ata që e ndihmuan të fitonte çmimin, duke përfshirë “vizionarin” pas filmit, Baz Luhrmann dhe bashkë-yllin e tij Tom Hanks.

“I detyrohem një njeriu të guximshëm dhe vizionar, i cili më lejoi të rrezikoja dhe gjithmonë e dija se do të më mbështeste. Baz Luhrmann, të dua. Faleminderit që më besuat në ato momente kur nuk besoja as në veten time. Unë jam shumë mirënjohës dhe dua gjithashtu të falënderoj partnerin tim të kërcimit, partnerin më të mirë të kërcimit që mund të kisha ndonjëherë zotin Tom Hanks. Faleminderit”, theksoi Austin Butler.

Në fakt, aktori hollivudian shprehu vlerësimin e tij edhe për të afërmit e gjallë të Elvis Presley-t, ish-gruan e tij Priscilla dhe vajzën e tij Lisa Marie Presley, të cilët dhanë bekimin e tyre për filmin.

Megjithatë, falënderimet më të mëdha ai i ruajti për fundin, pasi falënderoi vetë mbretin e rock and roll-it: ” Elvis Presley , ti ishe një shpirt dhe një rebel. Dhe unë të dua shumë .’

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb