FIER – Gjykata e Fierit ka vendosur masën “arrest me burg” për Anna Malaj dhe Emiljano Grembi, dy autorët e grabitjes së karburantit në Levan dhe tentativës për grabitje të dy karburanteve të tjerë në Fier e Mallakastër.
Sipas avokatit dy të akuzuarit kanë shprehur pendesë për veprimin e tyre. Megjithatë të dy, Anna dhe Emiljano e kanë pranuar se kanë qenë autorët e grabitjes së karburantit me datë 2 korrik.
Gazetari Ervis Kuçi raporton për Balkanweb se ata janë shprehur para trupit gjykues se në grabitjen e parë kanë qenë të dehur.
Ndërsa për grabitjet e tjera i kanë tentuar se kishin nevojë për para, janë shprehur ata.
31-vjeçarja Anna Malaj ka pohuar se ka dy fëmijë të mitur për të rritur e vetme dhe se është në gjendje të vështirë ekonomike.
Pas daljes nga seanca Anna ka bërë një gjest fyes para mediave duke treguar gishtin e mesit.
(e.f/BalkanWeb)