Greqia ka shënuar 2,472 raste të reja me koronavirusi në 24 orët e fundit.

13 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit, 131 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 1,402 kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur. Numri i përgjithshëm i rasteve është 474,366. Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 133.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 8, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 12,890 vdekje.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb