GREQI- Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në brigjet e veriore të ishullit Kos në Greqi, ku janë mbytur 6 emigrantë.

Mësohet se varka në të cilën udhëtonin rreth 10 emigrantë që vinin nga Lindja e Mesme është përmbytur, duke shkaktuar kështu një tragjedi të radhës.

Bëhet e ditur se mes viktimave janë 3 burra, 2 gra e 1 fëmijë. Ka qenë një prej të mbijetuarve që ka lajmëruar autoritetet për ngjarjen, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e të mbijetuarve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: