Furnizimi me energji elektrike në ishujt Skyros, Skopelos, Alonnissos dhe Skiathos u ndërpre pas erërave të forta të stuhisë “Medea”, që shkaktuan rënien e pemëve, njoftoi Operatori grek i Rrjetit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

“Ndërprerje të energjisë rezultuan edhe në periferitë veriore të Athinës, si rezultat e erës së fortë, dëborës dhe temperaturave të ulëta”, shtoi shpërndarësi.

Gjithashtu, pas një takimi për situatën, Agjencia e Mbrojtjes Civile, njoftoi se autostrada Athinë-Lamia, që u rihap në 13:00, do të mbyllet sërish në orën 19:00, për 24 orë, për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit. //ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb