GREQI

Greqia prej fillimit të korrikut ka realizuar një aksion testimesh për shtetasit e huaj që mbërrijnë në vend prej pikave kufitare të hapura ajrore, tokësore ose detare.

Nga rreth 6 mijë testime të kryera vetëm 24 orët e fundit, në Greqi pati vetëm 11 që rezultuan pozitivë, nga të cilët 8 ishin të huaj që vinin për turizëm.

Ndërkohë ditën e djeshme Greqia regjistroi 28 raste të reja, kryesisht në veri të vendit dhe në ishujt, nga të cilët 7 ishin raste të importuara, një prej të cilëve nga Shqipëria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb