GREQI

Ministria e Punës së Greqisë do të paraqesë një ndryshim në një projektligj që do të skualifikonte nga marrja e pensionit shtetëror, njerëzit që nuk banojnë në Greqi për një periudhë të paktën 40- vjeçare.

Projekt-ligji do të prekte minoritarët grekë nga Shqipëria që paguajnë kontribute të sigurimeve shoqërore në Greqi. Minoritarët grekë mbajtën një protestë në qendrën e Athinës të enjten për të kërkuar të drejta të barabarta pensioni me grekët e tjerë.

Lajmi mbi ndryshimin erdhi pasi këngëtari dhe anëtari i bandës muzikore pop Melisses, Christos Mastoras, i cili lindi në një fshat të vogël etnik grek Vodhinë, në Dropull të Gjirokastrës që shprehu dhe shqetësimin e tij për projeklighin në një postim në Facebook.

Të njëjtat burime thanë se Kryeministri Kyriakos Mitsotakis e thirri Mastoras të enjten për ta informuar atë për ndryshimet në projekt-ligj.

/Ekathimerini

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb