Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë kanë marrë vëmendjen ditëve të fundit për shkak të paralajmërimeve të forta nga presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan.

Eksperti turk i Sigurisë dhe Terrorizmit, Abdullah Agar në një intervistë për mediat akuzoi Greqinë se po provokon Turqinë me lëvizjet e saj, duke shtuar se qëllimi është ‘Zhdukja e së ardhmes gjeopolitike të Turqisë’.

“Greqia po bën një lojë të tmerrshme,  një lojë shumë e rrezikshme. Kaq shumë armë, arrogancë, kaq shumë provokime e kërcënime. Ata kanë synime të shkatërrojnë të ardhmen gjeopolitike të Turqisë, ndërsa bashkëpunimi me organizatat YPG-PKK dhe koordinimi mes tyre është diçka jashtëzakonisht e rrezikshme për Turqinë”, tha ai, duke shtuar se do të ketë një “përgjigje” nga Ankaraja. Turqia patjetër do të bëjë diçka diku. Do të godasë diku . Tani kohën, vendin dhe mënyrën e kësaj do ta shohim të gjithë së bashku”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb