Në shëtitoren në afërsi të urës së Ibrit, në pjesën veriore të Mitrovicës persona të panjohur kanë grisur flamurin e Serbisë.

Flamuri i grisur është gjetur nga qytetarët në shëtitoren e qytetit, sië bën me dije Radio Kontakt Plus.

Mbi urën kryesore të Ibrit, nga të dyja anët janë stacionuar pjesëtarët e Policisë së Kosovë dhe të KFOR-t dhe mbi urë gjenden shumë kamera të sigurisë që mund të identifikojnë autorët, raportojnë ndër të tjera mediat kosovare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb