Grupi legjendar i rrokut Pink Floyd ka lajmëruar që do të publikojë një këngë të re me titull “Hej Hej Ngrihuni” të premten në mbështetje të popullit të Ukrainës i cili po kalon një nga periudhat më të vështira që një vend europian në dekadën e fundit.
Është kënga e parë nga grupi që nga viti 1994 dhe të gjitha të ardhurat do të shkojnë për ndihmë humanitare.Kënga është realizuar nga kitaristi David Gilmour dhe bateristi Nick Mason, me basistin Guy Pratt dhe Nitin Saëhney në tastierë, sipas deklaratës.
Kënga përmban pjesë nga vokalisti ukrainas Andriy Khlyvnyuk x. Grupi përdori audion e Khlyvnyuk duke kënduar në qendër të Kievit, kryeqyteti ukrainas, ku ai performoi “një këngë në shenjë proteste të shkruar gjatë Luftës së Parë Botërore, e cila është transmetuar në të gjithë botën gjatë muajit të kaluar ” kundër pushtimit rus.

Gilmour, është martuar me një ukrainase, tha në deklaratë se ndihej i prekur nga performanca e Khlyvnyuk “në një shesh në Kiev me këtë kishë të bukur me kupolë ari dhe … në heshtjen e një qyteti pa trafik ose zhurma në sfond për shkak të luftës.Ishte një moment i fuqishëm që më bëri të dëshiroja ta vë në muzikë”, tha ai.
Pink Floyd tha se këngëtari ukrainas, i cili la grupin e tij për t’u bashkuar me ushtrinë, ndodhet në spital pasi u godit nga predha.
“Ne, si shumë të tjerë, kemi ndjerë tërbimin dhe zhgënjimin e këtij akti të ndyrë të një vendi demokratik të pavarur dhe paqësor që po pushtohet dhe po vritet populli i tij nga një prej fuqive të mëdha botërore,” tha Gimour.
Ne duam të shprehim mbështetjen tonë për Ukrainën dhe në këtë mënyrë të tregojmë se shumica e botës mendon se është krejtësisht e gabuar që një superfuqi të pushtojë vendin e pavarur demokratik që është bërë Ukraina”.

Vepra artistike për këngën përmban një pikturë të një luledielli, lule kombëtare e Ukrainës, një “referencë e drejtpërdrejtë” për gruan e moshuar që u pa duke u dhënë fara luledielli ushtarëve rusë, tha grupi.
“Hey Hey Rise Up” është muzika e parë origjinale nga grupi në 28 vjet. Në vitin 2014, grupi publikoi një album “The Endless River”, i cili ishte kryesisht muzikë ambientale dhe instrumentale bazuar në seancat e vitit 1994 të krijuara gjatë “The Division Bell”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb