Lewis Hamilton ndjek hap pas hapi legjendën Michael Schumacher. Piloti britanik konfirmoi edhe një herë se në pistë është thjeshtë i papërmbajtshëm, arrin të kap një rekord të Schumacher që shumë pak veta e imagjinonin, pasi triumfoj në Nurbergring shkon në kuotën e 91 çmime të fituara, duke barazuar në këtë mënyrë rekordin e gjermanit.

Hamilton është shumë pranë një tjetër rekordi që qëndronte në fuqi që nga koha kur Schumacher u tërhoq, 7 tituj kampion bote, rekord që askush nuk mund t’ia marr në fund të këtij sezoni. Britani po vendos një rend të ri në botën e Formula 1 pasi jo vetëm arriti këto rekorde të Schumacher por ka mundësi edhe ti kaloj për tu shndërruar ai në mbreti e ri të këtij sporti, fundja është vetëm 34 vjeç.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb