Një urim i veçantë për festat, është ai që Princi Harry dhe Meghan Markle menduan për fansat e tyre. Duka dhe Dukesha e Sussex-it kanë shpërndarë një foto familjare përmes rrjeteve sociale, me vajzën e tyre të vogël Lilibet Diana, që ka bërë debutimin e saj të parë së bashku me vëllain Archie. Të gjithë të buzëqeshur, të qetë dhe të relaksuar, imazhi i përsosur i lumturisë.

Fotoja është realizuar nga fotografi Alexi Lubomirski (i njëjti të cilit i kishin besuar portretet zyrtare të fejesës dhe dasmës mbretërore). Harry dhe Meghan zgjodhën një look casual, xhinse (ato të princit të grisura, të paimagjinueshme të visheshin në pallatin mbretëror britanik) dhe një bluzë e zakonshme spotive për të gjithë. Babë e bir shfaqen këmbëzbathur, ndërsa Markle shfaqet e veshur me një palë këpuce të sheshta teksa mban të ngritur drejt qiellit Lilibetin e vogël.


Archie, i cili deri më tani ishte filmuar gjithmonë nga shpina, qesh në krahët e babait të tij, nga i cili duket se ka trashëguar kaçurrelat e kuqe.
“Këtë vit 2021 mirëpritëm në këtë jetë vajzën tonë Lilibet. Archie na bëri mami dhe babi, ndërsa Lili na bëri familje” shkruhet në foton shoqëruese që uron festat e fundvitit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb