Luftëtari është ringjallur në kampionat duke marrë 3 fitore radhazi ndaj skuadrave që në letër konsideroheshin më të forta, madje duke korrur edhe rezultate të thella. Për formën e mirë që po kalojnë por edhe për merkaton, konkretisht në dalje, trajneri Hasan lika, i ftuar në “rubrikën sportive” në RTSH u ka dhënë një përgjigje.

“Po, Flamurtari mbetet ekipi që do të rivalizojë Skënderbeun në luftën për titull. Ka një ekip shumë të mirë dhe kanë besimin e duhur për të besuar te triumfi. Por, jo vetëm Flamurtari, por edhe ndonjë ekip tjetër mund të rivalizojë Skënderbeun. A mund ta rivalizojë Luftëtari? Jo, nuk mund ta them këtë gjë. Gjithsesi ne mbetemi luftëtarë të kampionatit.

Bregu dhe Abazaj? Ne i falënderojmë për gjithçka që i kanë dhënë ekipit. Por, ka edhe futbollistë të tjerë të Luftëtarit që kërkohen në merkato. Bregu dhe Abazaj po paraqiten shumë mirë. Klubi mund të marrë në konsideratë ofertat e leverdishme për ta. As Bregut dhe as Abazajt nuk i mungon dëshira për të qëndruar, por janë duke pritur ofertat e duhura”, deklaroi trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb