Plotësisht nudo me të pasmet ne plan në parë në shkallët e vilës së saj 10 milion euroshe. Kështu është shfaqur Heidi Klum në një foto në Instagram mëngjesin e Krishtlindjeve: ’Le të kthehemi në shtrat’, ka shkruar ish modelja dhe drejtuesja televizive, 48 vjeç, pranë imazhit seksi ku tërheq me vete një jorgan dhe mbulon pjesët intime.

Në një tjetër foto, me një kapele Krishtlinjdesh në kokë, ajo shfaqet e ulur në shkallë me bashkëshortin e saj të tretë Tom Kaulitz, që e puth me dashuri dhe qenin e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Cifti është takuar në Next Topmodel në Gjermani në 2018 dhe në 22 shkurt do të festojnë përvjetorin e tretë të martesës. Kitaristi 32 vjeçar i Tokio Hotel është bërë kështu njerku i 4 fëmijëve të Klum, Leni, që ka lindur në 2004, nga marrëdhënia e saj me sipërmarrësin italian Flavio Briatore, Henry në 2005, Johan në 2006 dhe Lou në 2009, që i ka nga lidhja me këngëtarin Seal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: