TIRANE– Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar sot ndaj njoftimit të Policisë së Tiranës, se ka nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, në lidhje me deklaratën që bëri dje nga çadra e protestës.
Teksa shprehet i befasuar nga ky veprim, ish-ministri Manjani përmes një statusi në rrjetin social “Twitter”, e ka quajtur një turp procedimin që ka nisur policia ndaj kryetarit të PD.
“Ua ua ua, çfarë turpi! Policia kërkon ndjekjen penale të kryetarit të opozitës! Kjo është Policia e mbi shtetit,mbi ligjin e mbi vetë zotin”, shkruan ish-ministri i LSI, Ylli Manjani.
(el.sp/BalkanWeb)