Sulmuesi i Milanit gjeti më në fund rrjetën ndaj Spal pas një periudhe pa shënuar dhe duket se kërkon të bëhet përsëri protagonist i ecurisë së kuqezinjve e cila nuk ka qenë ajo që pritej në pjesën e parë të sezonit.
“Ishte një gol i rëndësishëm dhe tre pikë shumë me vlerë, pasi kemi humbur shumë më parë, por tani mund të kemi një pushim të mirë me familjet tona”, ka thënë Higuain .
“Është e natyrshme që tifozët presin më shumë nga unë”.
“Kam ardhur në Milan sepse jam i bindur nga projekti këtu dhe unë dua të vazhdoj kështu. Gattuso gjithmonë më ka mbështetur mua dhe mbi të gjitha ka qenë i ndershëm. Ky gol është për të”, përfundoi sulmuesi argjentinas.
BalkanWeb