Instituti i historisë së Shqipërisë dhe Instituti i Historisë së Kosovës kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që parashikon kërkime, konferenca shkencore të përbashkëta dhe shkëmbime dokumentacioni. Drejtoresha e institutit kosovar Teuta Shala u ndal te puna që po bëhet për të parën histori të Kosovës ku janë përfshirë 80 studiues

“Te projekti për gjenocidin do të punohet vitin e ardhshëm ku do të jenë pjesë e dhe studiuesit nga Tirana për vitin 1998-99 për vitet e luftës në Kosovë”, tha Shala.

Drejtori i Institutit shqiptar të Historisë Afrim Krasniqi iu përgjigj interesit për bashkëpunimin me Akademinë e Shkencave dhe qasjes së Tiranës në raport me shkencën krahasuar me atë të Prishtinës, ndërsa theksoi dallimin mes botimit të Institutit të Historisë dhe atij të Akademisë së Shkencave për historinë e Shqipërisë.

“Ne jemi te detyruar të veprojmë për brezat e studentëve dhe studiuesve të historisë që do veprojnë në vite. Ky është një studim që botohet një herë në 20 vjet, ndaj e kemi ndarë në pesë vëllime. Ndërsa projekti që po bën Akademia e Shkencave është një botim i përmbledhur më shumë për auditorin e huaj. Ne nuk e shohim si rivalitet, por si zhvillim pozitiv nëse produkti final do të jetë profesional. Ne ju kemi ofruar bashkëpunim edhe akademisë, pavarësisht retorikës që përdorin drejtuesit që s’janë historianë ose të ndikuar nga politika e ditës”, tha Krasniqi.

Krasniqi ripërsëriti kërkesën e tij drejtuar Ministrisë së Arsimit për tekstet shkollore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb