Dy skuadrat kryesuese të konferencës së Perëndimit në NBA janë mundur sërish. Denver u mposht nga Milëaukee 107-99. Për miqtë mungoi Nikola Jokic dhe kjo ndikoi shumë në lojën e Nuggets, ndërkohë që Antetokounmpo realizoi 33 pikë e 14 rebound për Bucks, që ngjiten në vendin e tretë në Lindje.

Humbet edhe Memphis, që u mund 122-120 nga kampionët e Golden State. Për Warriors u dallua Stephen Curry me 34 pikë. Los Angeles Lakers rikthehet te fitorja, duke mundur 113-104 San Antonio Spurs. LeBron James realizoi 20 pikë e 11 asist, ndërkohë që u rikthye nga dëmtimi Davis, që e nisi ndeshjen nga stoli dhe shënoi 21 pikë e 12 rebound.

Portland mundi 134-124 Utah Jazz, ndeshje ku shkëlqeu Damian Lillard, autor i 60 pikëve, në një ndeshje të jashtëzakonshme, duke vendosur rekord sezonal për nga koha që ishte në fushë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb