Humbja e turpshme që pësoi Roma ditën e djeshme në “Artemio Franchi” të Firences, ku u mposht 7-1 nga Fiorentina, ka acaruar së tepërmi tifozërinë verdhekuqe, që nuk mund të pranonte kurrse një poshtërim të këtyre përmasave.

Drejtuesit verdhekuq anuluan kthimin me avion të skuadrës, teksa vendosën që ekipi të udhëtojë me autobusë, pikërisht për të shmangur ndonjë incident në aeroport.

Por ndonëse Roma u kthye në orët e vona të natës në Trigoria, një grup prej 20 tifozësh ishte aty. Tifozët, dukshëm të ofenduar dhe të indinjuar, kanë fyer dhe gjuajtur me gurë e sende të forta në drejtim të autobusit të ekipit. Policia ka ardhur menjëherë në qendrën stërvitore të skuadrës në Trigoria dhe ka shpërndarë tifozët. Drejtuesit e klubit vendosën që ekipi të qëndrojë në Trigoria dhe të mos shpërndahen nëpër shtëpi për motive sigurie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb