Këtë mesjavë nga Prokuroria e Elbasanit ish kreu i Partisë Demokratike për Elbasanin, Aurel Bylykbashi në një deklaratë për median i ka bërë thirrje prokurorit Ritvan Sukaj që të mos e zvarrisë më çështjen ndaj tij, në mënyrë të pakuptimtë por ta mbyllë dosjen.

Bylykbashi deklaroi se prej më shumë se një viti ndaj tij është duke u zbatuar masa “Detyrim paraqitjeje” dhe sipas tij tashmë ka kaluar afati dhe ka ardhur koha që organi i akuzës të shprehet.

Demokrati Aurel Bylykbashi në datë 13 Qershor 2019 u shoqërua në polici me akuzën e pjesmarrjes në një protestë të dhunshme ndaj kryeministrit Edi Rama duke i bllokuar rrugën ndërsa kreu i mazhorancës po shkonte në qytetin e Librazhdit në një aktivitet me socialistët .

“Më është bërë një akzuzë e sajuar në lidhje me protestën paqësore të organizuar nga qytetarët me 13 qershor të vitit të kaluar që kishte të bënte me zgjedhjet lokale mioniste. Kjo akzuë ndaj meje vazhdon ende vijoi më tej deklaratën e tij Bylykbashi. Ajo që më shqetëson është fakti se pas një viti e ca hetime, organi i akuzës duhet të shprehet.“Ndersa përsa i perket politikës ai u shpreh zbaton çdo urdhër të ardhur nga forumi politik i PD-së. Sipas tij Elbasani nuk është më qytetit i sigurt, ndaj ka ardhur koha për ndryshime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: