TIRANE- Këngëtarit të njohur Ernest Duka, i njohur ndryshe me emrin e artit Stine i kanë hequr patentën. Mësohet se Policia Rrugore ka penalizuar këngëtarin teksa ai drejtonte mjetin 20 km në orë më shumë se norma e lejuar. Episodi është regjistruar në Lezhë.

Ndërkohë, këngëtari ka reaguar lidhur me ngjarjen në fjalë, ndërsa thekson se në asnjë vend të botës nuk të heqin patentën për 20 km shpejtësi më shumë.

“Nuk kam asgje as me shtetin as me ligjin jam pro saj dhe me vjen mire qe cdo dite e ma shume zbatohet si nga qytetaret edhe nga policia shtetit ….por thjesht une se kuptoj ku nje polic i nderuar per 20 km plus me shume te heq patenten qe e kam fitu me zotsi dhe qe ma ka dhene shteti gjerman ne kushtet dhe konditat e tyre ….ne asnje vend te botes nuk hiqet patenta per 20 km me shume.tani o ne sdim edhe ankohemi kot ose shteti mire qe gjoben e ve por edhe te prish pune…athere rroft bicikleta pra nk..t patenta”, shkruan Stine në rrjetet sociale.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: