Prej kohësh është konfirmuar se Tayna dhe Dafina nuk flasin më me njëra-tjetrën, madje në koncerte këndojnë respektivisht pjesën e tyre të këngës. Gjithsesi, kjo nuk e fshin historinë si një bashkëpunim i suksesshëm, ndaj edhe në intervistën e saj për “Canape”, Tayna u pyet për një koment rreth kësaj kënge.

Nga përgjigjja e saj kuptohet se e vlerëson punën e Dafinës, pavarësisht se të dyja tashmë ecin në rrugë të ndara.

“Këngën e kam bërë për gjysmë ore pjesën e parë, kam pasur qejf të bëj edhe pjesën e dytë, edhe atë e kam bërë për gjysmë ore se kisha për të shkuar në një ditëlindje dhe e kam bërë pak shpejt e shpejt, por ka dalë film. Dihet rezultati, s’besoj që ka ndonjë gjë për të thënë se dihen të gjitha, kështu që jam shumë e lumtur për këngën. Të dyja e kemi qarë, e kemi kënduar si duhet dhe rezultati dihet”-

Aktualisht, “Bye Bye” ka arritur 79 milionë klikime në Youtube.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: