Sidrit dhe meri Bejleri kane vizituar familjen e minatorit Arben Skuka, Amanati i tij i fundi para se të mbyllte sytë ishte që tre fëmijët e tij mos të ngeleshin rrugëve.

Sapo rasti i familjes që siguronte jetesën duke mbledhur krom në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” qindra shqiptarë të Diasporës kontribuan për t’i siguruar familjes një banesë dinjitoze pasi jetonin me qira.

Qiraja ishte një hall më vetë për nënën e katër fëmijëve. Sidriti arriti që lotët e fëmijëve t’i kthente në lot gëzimi pasi u dhuroi apartmanetin e ri në qytëtin e Bulzqizës. Por fillimisht ata takuan Burbuqen dhe fëmijët duke mbledhur krom, kjo është përditshëmria e tyre. Ata i shoqëruan fëmijët dhe nënën e tyre në apartamentin e ri.

“Një grup shqiptarësh ju ndihmuan që ju sot të keni këtë apartament. Ju tani duhet të dilni nga vetmia juaj, keni mamin tani .Visi ka një shprehje t’I kthehjmë lotët e hidhrimit në lot gëzimi” u tha Sidriti.

“Qëkur më vdiq burri, fëmijët kanë qënë të vetmua nuk dalin me fëmijë të tjerë, e kanë përjetuar mungesën e tij keq. Ai donte ti shikonte fëmijët mirë, qofshin bekuar shqiptarët për shqiptarët që na bënë me strehë”, tha Burbuqja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb