Sipas Daily Mail, Arsenali ka kontaktuar me N’Golo Kanté në lidhje me një lëvizje të mundshme në Londër sezonin e ardhshëm. Lojtari është duke negociuar me Chelsean për të rinovuar kontratën e tij, e cila do të skadojë në fund të sezonit, por ende nuk ka ndonjë vendim për të ardhmen e tij. Opsioni më i mundshëm, për momentin, mbetet rinovimi, por Topçinjtë nuk kanë ndërmend të heqin dorë.

Francezi ka luajtur vetëm katër ndeshje këtë sezon, pa qenë asnjëherë protagonist. Kante është pjesë e Bluve të Londrës që nga viti 2016, kur erdhi nga Leister.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb