“BalkanWeb” ka zbuluar emrin e 34-vjeçarit të vrarë këtë pasdite në fshatin Zall Xhuxhë të Fanit, në Mirditë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se është ekzekutuar me armë zjarri shtetasi Eri Zefi, banues në Kurbin.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij krimi të rëndë, ndërsa forca të shumta policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë “blinduar” zonën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb