Imzot George Frendo është drejt fitimit të betejës ndaj COVID-19 teksa vijon trajtimin në një spital të Barit në Itali.

Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë njofton se Imzot Frendo ka shfaqur ditën e sotme një përmirës të ndjeshëm të frymëmarrjes.

Po ashtu në njoftim zyrtar theksohet se ai po rimerr forcën dhe energjinë teksa të afërmit, mbështetësit dhe bësimtarët i japin kurajë për një rikthim më të shpejtë në Dioqezë.

 

NJOFTIMI NGA KISH

Tiranë, 16/11/2020

Komunikim mbi gjendjen shëndetësore të SH. T. Imzot George Frendo

Tashmë me komunikimet e përditshme që kemi me Arqipeshkvin Metropolit SH. T. Imzot George Frendo, informojmë se gjendja fizike e tij është drejt një rikuperimi të plotë, po ashtu edhe situata e frymëmarrjes po bëhet gjithnjë e më autonome.

Imzot Frendo ndihet shumë më mirë dhe, forca dhe energjia të cilat po i rimerr përmes kujdesit mjekësor si dhe përmes lutjes – me të cilën Zoti vazhdon ta ushqejë – i japin kurajë për një rikthim më të shpejtë në Dioqezë.

Falënderojmë Zotin për shëndetin e tij dhe vazhdojmë të lutemi për këdo që në këto momente po përballet me një sëmundje të tillë dhe për çdo operator sanitar i angazhuar në kujdesin ndaj të sëmurëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb