Një nga lojtarët që ka kontribuar shumë për Interin, Marco Materazzi në një intervistë për Gazzetta dello Sport ka folur për rrugëtimin e zikaltërve në Champions League. Pritshmëritë janë të mëdha për ekipin e Inzaghit, pasi në ndeshjen e parë ndaj Portos ka fituar 1-0 dhe për të arritur çerekfinalen, mjafton mos të humbasë sot.

“Ky Inter duhet të vazhdojë rrugëtimin e tij në Europë, i cili është i përbërë nga ndeshje të mëdha. Nëse kalojnë turnin, gjithçka mund të ndodhë, por nuk duhet të ketë më ulje dhe ngritje.Tani e tutje janë të gjitha finale, edhe në Serinë. Interi duhet ta mbyllë në zonën Champions në kampionat. Në të kundërt kjo do të dëmtonte imazhin e tyre si dhe ekonominë. Nuk ka kupa të tjera për këtë klub”, u shpreh Materazzi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb