Lulzim Basha në një konferencë për mediat nuk la pa ironizuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Gazment Bardhin.

Ai tha se për interesa personale, po dëmtojnë opozitën.

“Një grusht njerëzish nën radhët e opozitës kanë vënë interesant e tyre personale mbi interesat e vendit e të qytetarëve dhe e kanë dobësuar rolin e opozitës. Në vend të ngjallë besim, ngjallë zhgënjim. Në vend të mbushë bulevardet, më zor mbushin rrugicat. Ne nuk jemi pjesë e kësaj. Kemi hartuar një strategji dhe po bëjmë gjithçka sa na takon ne që PD mos të shkatërrojë ndjesinë e shpresës, por të ngrejë një të tillë.”, tha Basha.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: