Një Milano Fashion Week shumë ndryshe, kjo që sapo ka përfunduar. Me sfilata digjitale, video konceptuale për të prezantuar koleksionet, si dhe pak vipa që kanë pasuruar eventin. Chiara Ferragni për herë të parë nuk ka marrë pjesë, as në sfilatat e brandit të saj të zemrës. Me motrat Hadid që në mënyrë të pabesueshme kanë munguar, ylli i padiskutueshëm në pasarelë ishte Irina Shayk.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Irina Shayk ka marrë pjesë në sfilatën e Boss duke u shfaqur në pasarele me një komplet bezhë me pantallona dhe një pardesy të lehtë sipër të së njëjtës ngjyrë. Një look i sofistikuar, bërë akoma më i veçantë falë një byzylyku lëkurë ngjyrë të gjelbër. Me një makë-up natyral dhe flokët e lëshuar supermodelja ruse që është 34-vjeç është akoma një nga më të kërkuar në kuotat e tregut të modës. Irina shfaqet edhe mes protagonisteve në prezantimin e çuditshëm të Tod‘s.

Me dy veshje të koleksionit, tek e para shfaqet me një veshje si një grua e thjeshtë në vilën Necchi, ndërsa në të dytën me një pardesy bezhe, çantë fosforeshente dhe një palë çizme bardhë e zi.
Takimi i fundit, një nga më të priturit, ishte show i Donatella Versace. Look i parë përbëhej nga një fustan ngjyrë portokalli, ku binte një sy edhe një reçipet me po të njëjtën ngjyrë, duke treguar edhe dekoltenë shpërthyese të modeles. Më pas Irina vesh një nga fustanet më të bukur të koleksionit, një fustan i kaltër me rripa, i qëndisur me kristale dhe yje deti. Me këtë veshje sirena e Versace magjepsi të gjithë publikun.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb