Detaje të reja dhe dëshmi kanë ardhur ditën e sotme në emisionin “Me zemër të hapur” të News24 për plagosjen e rëndë të 40-vjeçarit Arjan Marini më 15 tetor në Berat.

Përveç familjes që ka qenë shumë e qartë në akuzat e saj ndaj 36-vjeçarit Sokol Tabaku, në emision ka ardhur dhe dëshmia e prindërve të autorit, të cilët deklaruan se nuk e dinë se çfarë ka ndodhur, por se Sokoli dhe Arjani ishin miq dhe se djali i tyre nuk është i dhunshëm. Por ata pohojnë se Sokoli ishte përdorues droge.

“Ai nuk ka qenë kurrë i dhunshëm. Ishte përdorues droge prej vitesh. Ka qenë i keqi i vetes, por kujt nuk i ka bërë keq. Unë e kam qëlluar dhe s’më ka kthyer dorë. Kamerat tregojnë që ai ka dalë nga shtëpia, por nuk e ka qëlluar ai Arjanin. Ata ishin miq”, thanë prindërit e Sokol Tabakut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb