Flet fqinja e të moshuarës që u grabit në fshatin Pirg të bashkisë Maliq mbrëmjen e 29 dhjetorit. Erjona Bakollari, ishte e para që pa gjendjen e rënduar të të moshuarës pasi i grabitën shtëpinë.

Ajo thotë se Luljeta ishte në gjendje tepër të rënduar dhe me shenja të dukshme dhune.

“Kur na lajmëroi ne ishte e nxirë nga fytyra siç e kishte zënë ai, ishte me një fjalë…me zor merrte frymë.
Na trokiti në ashef (kuzhinë), ne dolëm se thamë çfarë ka ndodhur dhe kur dalim jashtë ishte në gjendje shumë të rëndë. Na tha lajmëroni policinë dhe ambulancën se nga goditja që kishte marrë ishte në gjendje shumë të rëndë.
Pastaj erdhi policia, e dërguam në spital. Kur na ka lajmëruar ne ka qënë ora rreth 2 e 30 e natës.
Më erdhën tha, ishin hedhur nga avllia a diçka e tillë, ulën dritat, unë e dija se ikën dritat vetëm kur shkallmohet dera jashtë e ballkonit dhe hynë brenda me dritë në dorë dhe m’u hodh direkt, tha më zuri gojën.
Nuk na tha ndonjë gjë, vetëm tha na kanë marrë lekë diçka e tillë.
Ajo jeton vetëm, kur sëmuret ka një mbesë që kujdeset për të, është në Pogradec. Ne na lajmëron, për ndonjë gjë të vogël, për të marrë pensionin ose ilaçet, ne. Bashkëshorti i ka vdekur ka 2 vite.
Ishte shumë e rënduar, tani ndodhet në spital, është një çik më ndryshe por prapë ka dhimbje. Ka shembje nga brenda”, tha fqinja.

Ishte kreu i PD-së Sali Berisha që publikoi denoncimin e një qytetari për grabitjen e ndodhur, teksa akuzoi policinë se bashkëpunon me krimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb