SARANDË
Policia e Sarandës ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës, e cila kishte vendosur për të masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Edhe pse gjykata kishte vendosur për sarandiotin këtë masë sigurie, ai ka dalë nga banesa, por u kap nga policia.
Njoftimi i policisë:
Sarandë
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin E. A., 30 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Shtetasi E. A, ishte larguar nga vendi i qëndrimit (banesa) në lagjen nr.3 Sarandë dhe është kapur nga shërbimet e policisë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
(d.xh/Balkanweb)