Italia do të luajë kundër Austrisë në 1/8-at e Euro 2020 të shtunën në mbrëmje, në orën 21:00, në Wembley. Njeriu më i rrezikshëm dhe më ekspert i austriakëve është David Alaba, ish-ylli i Bayern që s’ka pak që është transferuar te Real Madrid.

“Për mua ka shumë rëndësi ndeshja kundër Italisë, por mendoj se është speciale për të gjithë skuadrën. Duhet të vazhdojmë të ëndërrojmë, shkojmë në Londër për të realizuar këtë ëndërr dhe nuk do të jetë e lehtë”, – tha Alaba për Sky Sport.

“E njohim potencialin e skuadrës së Mancini-t, por gjithçka mund të ndodhë në futboll. Immobile është një sulmues i kompletuar, i ftohtë para portës dhe shumë teknik. Është në gjendje të vendosë ndeshjes dhe të shënojë edhe nëse i jepet vetëm një rast” – mbylli fjalën e tij kapiteni i Austrisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb