Nuk është si të gjithë ndeshjet e tjera, afërsia që kemi me Italinë i jep shije “derbi” kësaj përballje dhe është më se normale që ndeshja Itali-Shqipëri ka ngjallur shumë interes te tifozët, veçanërisht ata shqiptarë. Kjo gjë padyshim pritej, teksa biletat vijojnë të shiten me ritme të shpejta. Ka qenë vetë Federata Italiane e Futbollit e cila ka njoftuar se deri më tani janë shitur mbi 20.000 bileta për ndeshjen e së premtes. Që tani 60% e biletave janë shitur, dhe njoftohet se ditën e sotme do të hapen gjithë sportelet në stadiumin e Palermos. Stadiumi “Renzo Barbera” i Palermos  ka një kapacitet prej rreth 37.000 vendesh, por organizatorët e ndeshjes për arsye sigurie kanë nxjerrë më pak bileta në treg. Ky fakt u konfirmua edhe nga deklarata e federatës italiane të futbollit pasi ata ndjehen të frikësuar nga numri i madh i tifozëve shqiptarë që mund të jenë në stadium në mbështetje të kombëtares shqiptare.

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: