Jehona e Met Gala ende nuk ka mbaruar, edhe një javë pas mbajtjes së eventit. Së fundmi, Jennifer Lopez ka rikthyer vëmendjen përsëri në pamjen e saj në Met Gala.

Shfaqja e JLo-së në tapetin e kuq të Muzeut Metropolitan në Nju-Jork nuk kaloi pa zhurmë, pasi ajo mbante veshur një fustan mahnitës, dhe duhet thënë mjaft i hapur, nga Ralph Lauren. Ajo nuk shoqërohej nga partneri i saj, Ben Affleck, por edhe pse aktori nuk ishte aty, ai e dha mendimin e tij për fustanin e guximshëm të gruas së tij në këtë rast.

Në një intervistë për “Live! With Kelly and Mark show”, ajo tha: Ai bën shaka me mua ndonjëherë, thotë gjëra të tilla si ‘Ku është pjesa tjetër e sipërme?’ ose gjëra të tilla si, “Oh, veshja nuk ka asgjë tjetër.

  • foto galeri
  • foto galeri

J.Lo më vonë shpjegoi se ajo në fakt shpesh i kërkon Affleck këshilla për modën, por jo domosdoshmërisht i merr parasysh ato që ai ka thënë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb