Harry Kane nuk e ka fshehur zemërimin dhe zhgënjimin e tij për humbjen ndaj Francës që i kushtoi Anglisë eliminimin e saj nga Botërori i Katarit. Sulmuesi i Tottenham-it, i cili humbi penalltinë që do të kishte dërguar rezultatin në shifrat 2 me 2 u shpreh në rrjetet sociale se është “absolutisht i shkatërruar”, pasi ekipi dha gjithçka dhe në fund çdo gjë u var në një moment për të cilin Kane ka marrë përgjegjësi të plotë.

Në minuta e 84-të të sfidës ndaj ‘gjelave’ të Deschamps Kane pati rastin e artë për të çuar Anglinë në kohën shtesë, pasi vetëm 30 minuta më parë Kane kishte mposhtur Lloris nga pika e 11-metërshit. Megjithatë në penalltinë e dytë fati ishte në anën e francezëve pasi Kane e dërgoi topin shumë larg kuadratit duke shuar shpresat e miliona tifozëve anglezë dhe duke i dhënë fund rrugëtimit të “3 luanëve” në Katar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb