Një ngjarje e rëndë është shënuar në Janinë. Mediat greke shkruajnë, se në një autostradë pranë këtij qyteti, nga një kamion që po kalonte aty, ra një kuti.

Kamioni vazhdoi drejt interinarit të tij fillestar dhe nuk e vuri re kutinë e rënë.

Por, qytetarët që u mblodhën për të parë se çfarë kishte në kuti, janë shokuar kur zbuluan se brenda saj kishte një këmbë njeriu.

Policia u nis menjëherë në vendngjarje, por nga hetimet e tyre, ka rezultuar se kampioni transportonte mbetje spitalore dhe këmba e gjetur, është e justifikueshme.

Ndërkohë hetimi është duke vazhduar, derisa të konfirmohet se kemi të bëjmë vërtetë me mbeturina të një spitali edhe për të gjetur kamionin nga i cili ra kutia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb