Numri i personave të moshës mbi 100-vjeçare në Japoni për herë të parë ka shkuar në mbi 80 000.

Ministria japoneze e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies përditësoi të dhënat e personave mbi moshën 100 vjeç, bazuar në të dhënat e regjistrimit të popullsisë.

Të dhënat tashmë prej 50 vitesh kanë shënuar një rritje të vazhdueshme, ndërsa gratë, me 88%, përbëjnë pjesën më të madhe.

Pjesa më e madhe e personave mbi 100 vjeç janë në prefekturën Shimane në perëndim, ndjekur nga Koçi dhe Tottori.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb