TIRANE- Shqiptarët kanë një “markë të tyren historike”, dhe kjo është toleranca fetare. Këtë e ka shprehur ditën e sotme nga Tirana, Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk. Gjatë një konference të përbashkët për mediat me kryeministrin Rama, President i KE tha vlerësoi kulturën shqiptare dhe përpjekjet historike.

“Më lejoni ta mbyll duke i bërë homazh markës historike të Shqipërisë, tolerancës fetare. Kem bindjen se jeni më europianë ju këtu, se disa europianë të BE-së”, tha ai në fund të fjalës së tij.

Ndërsa më herët, Tusk u ndal edhe tek dëshira e shqiptarëve për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, teksa shprehu hapur mbështetjen e tij për hapjen e negociatave për anëtarësim.

“Me historinë tuaj krenare, Skënderbeun që e mbrojti Europën nga Perandoria Otomane, unë nuk kam dyshim se ju do të ecni përpara në rrugën tuaj. Jam optimist për perspektivën evropiane të Ballkanit. Ballkani perëndimor e ka vendin në BE. Integrimi i Shqipërisë dhe vendeve të rajonit është në interes të BE-së. Ëndrra ime është që Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Keni mbështetjen time për çeljen e negociatave për anëtarësim. Më lejoni ta mbyll duke i bërë homazh markës historike të Shqipërisë, tolerancës fetare. Kem bindjen se jeni më europianë ju këtu, se disa europianë të BE-së”, u shpreh Presidenti i Këshillit Europian.

Vizita e Tusk në Tiranë është në kuadrin e një turi tre ditor që Presidenti i Këshillit Europian do të zhvillojë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i vizitës është përgatitjet e samitit BE-Ballkan që do të mbahet në Sofje më 17 maj. Kujtojmë se Këshilli i Europës, do të vendosë në qershor lidhur me rekomandimin e Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE-në.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: