Jennifer Lawrence shfaqet e zhveshur në filmin e fundit në të cilin luan, “ No Hard Feelings ” dhe fotografia e aktores nga një plazh tashmë po bën xhiron e internetit.

“No Hard Feelings” ka dalë në kinema që nga qershori. Kështu, shumë më tepër shikues e panë filmin dhe xhirimi nudo i fituesit të Oskarit, Lawrence është bërë temë diskutimi.

Tzenifer Lawrence380
Tzenifer Lawrence380

Fansat e 33-vjeçares më së shumti shkruanin në rrjetet sociale se kanë mbetur të “tronditur” nga skena, ku aktorja shfaqej duke u përballur me një grup rebelësh në plazh, pak pasi i janë vjedhur të gjitha rrobat.

Aktorja e “No Hard Feelings” luan Maddy, një shofere Uber që nuk ka as një makinë. Megjithatë, nuk duket se është problemi i saj i vetëm, pasi rrezikon të humbasë edhe shtëpinë ku është rritur.

E dëshpëruar dhe pa para, ajo i përgjigjet kërkesës së një çifti të pasur që kërkon personin e duhur për të “rritur besimin” e djalit të tyre 19-vjeçar. Kështu që Maddy i kërkohet të joshë Percy përpara se të niset për studimet. Sigurisht, kjo nuk është një detyrë e lehtë kur bëhet fjalë për një djalë që nuk pi alkool dhe është mësuar të dalë me sprej piper me vete.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb