Jessica Alba nxorri në pah figurën e saj mbresëlënëse kur u shfaq në Konferencën 2022 MAKERS të hënën në Kaliforni.

Aktorja 41-vjeçare dhe gruaja e biznesit shkëlqeu në tapetin e kuq teksa kishte veshur një kostum me një bluzë të ndezur rozë, e cila zbulonte barkun e saj. Ajo ishte ndër kryesuesit e ngjarjes – së bashku me aktoren Constance Wu dhe prezantuesen Sierra Teller Ornelas – e cila është e fokusuar në luftën e grave për barazi, si brenda dhe jashtë vendit të punës.

Jessica dukej shumë vite më e re se mosha e saj teksa tregonte një pjesë të barkut të saj të nxirë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo e plotësoi veshjen e saj me një palë shapka me taka në kafe të errët.
Flokët e saj, të cilat ishin më të errëta se nuanca e saj e zakonshme brune, ishin të ndara në mes dhe binin poshtë shpatullave të saj.
Xhesika e kompletoi look-un e saj me vathë të mrekullueshëm prej floriri të zbukuruara me dizajne gjethesh të mbështjellë me diamant.
Aktorja ishte zgjedhur për të folur në Konferencën MAKERS, pasi ajo nuk është vetëm një yll filmi dhe televizioni, por edhe një biznesmene e suksesshme.

Në vitin 2011, ajo themeloi The Honest Company, e cila shet një sërë produktesh të mira shtëpiake dhe për fëmijë.

Deri në vitin 2014, kompania vlerësohej në 1 miliard dollarë – megjithëse tani vlerësohet rreth 550 milionë dollarë – dhe Alba ka qëndruar e angazhuar me të duke shërbyer si shefja e saj krijuese. Gjatë paraqitjes së saj, ajo pati një bisedë në skenë me CEO e Yahoo Jim Lanzone.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb