Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” ka udhëtuar sërish në Pogradec, kësaj herë për të parë nga afër sesi është transformuar dy jetimeve që u transferuan muaj më parë nga fshati Gështenjas në Pogradec. Fjorela dhe Emanuela Collaku, 16 dhe 9 vjeç kanë humbur babain ndërsa KEMP-i i nënës së tyre nuk mjaftonte as për bukën e gojës dhe jo më për veshje dhe një jetë normale.

Ishte Fatma Naçi ajo që pagoi gjithë borxhet e familjes në dyqanet e fshatit Gështenjas para se vajzat të hynin në apartamentin e ri.

“Jeta ime mori një kthesë shumë të bukur, nuk kemi më frikë se do na trokasin të na kërkojnë paratë e qirasë tek dera, jemi shumë të lumtura, dalim edhe buzë liqenit shëtisim, këtë e kemi arritur falë gjithë shqiptarëve”, thotë Fjorela “U ndjemë si dy princesha pasi Fatma na dhuroi veshjet e reja, kur u futa në këtë shtëpi mendova se isha në ëndërr sikur kjo nuk ishte shtëpia ime, por e kuptova që kjo ishte banesa ime , jam shumë e lumtur ëndrra ime u plotësua, kam tavolinën time ku bëj detyrat dhe ne hamë të gjitha së bashku”, thotë motra e vogël. Në studio Elvis Naçi tha se për këtë familje do të shkojnë 300 mijë lekë pension. Por si ka ndryshuar sot jeta e dy motrave, zbulojeni në klipin në vijim.

https://www.youtube.com/watch?v=Z28iJIDWD_Y

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: