Kishin 55 vite që prisnin për të festuar. Ky duhet të ishte një fund i lumtur, luanin në shtëpinë e tyre dhe i kishin të gjitha mundësitë për të mbajtur Kupën në shtëpi, ishte thjeshtë një skenar perfekt por në fund Rashford, Sancho dhe Saka gabuan nga pika e bardhë e penalltisë duke bërë që tifozët të shpërthenin në lot. Anglezët nuk e pritën mirë këtë përfundim duke sjell trazira në rrugët e Londrës, sulmuan edhe tifozët italian, por ajo që është akoma më e papranueshme shpërthyen në thirrje raciste ndaj tre lojtarëve që humben penalltitë.

Mbi këtë ngjarje aspak të hijshme ka reaguar edhe vetë kryeministri Boris Johnson: “Kjo skuadër meriton të nderohet si heronj e jo të thyen me thirrje raciste në rrjetet sociale. Përgjegjësit e këtyre komenteve të tmerrshme duhet të ndihen të turpëruar”, u shpreh kryeministri britanik në një postim në Twitter.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb