JORDANI- Jordania ka kryer sulme ajrore ndaj objektivave të Shtetit Islamik, një ditë pasi mbreti jordanez u zotua për sulme të vazhdueshme ndaj grupit militant, pas vrasjes makabre të pilotit jordanez, avioni i të cilit u rrëzua në Siri.
Nuk u dhanë informacione lidhur me objektivat e sulmeve ajrore të Jordanisë por qeveria jordaneze i konfirmoi sulmet ajrore sot, ndërsa mbreti. Mbreti Abdullah vizitoi familjen e pilotit të vrarë Muath al-Kaseasbeh në shtëpinë e tyre në jug të Jordanisë.
Mbreti i tha familjes se Jordania do të vazhdojë të luftojë për të mbrojtur fenë, vendin dhe popullin jordanez.
Grupi Shteti Islamik ka kërkuar shkëmbimin e të burgosurve, por Jordania nuk pranoi, pa patur prova që piloti ishte ende i gjallë. Mbreti Abdullah tha se Jordania nuk ka për ta pushuar luftën kundër militantëve në vendet ku ata kanë kontrollin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: