Libri “Kadare në studio” i gazetares dhe moderatores Eni Vasili është promovuar sot nga Botimet Uet. Raportet e shkrimtarit me diktaturës, veprat para dhe pas rënies së komunizmit dhe çështja shqiptare vijnë të trajtuara në rrëfime që Kadare ka bërë përgjatë 20 viteve në intervistat me Vasilin. Ndërsa në deklaratat e Kadaresë vihet re konsistencë, në një hark të gjatë kohor ai ka mbajtur qëndrime për çështje delikate duke nisur nga shqiptarët e së ardhmes te dosjet, letra dërguar diktatorit apo vizita e vetem në shtëpinë e tij.

Libri ka një parathënie nga Helena Kadare, shkrimtare dhe bashkëshorte e Ismail Kadaresë. E pranishme në promovim, ajo vuri në dukje stilin dhe qasjen me kulturë të Vasilit ndaj bashkëbiseduesit përballë.

Studiuesi Ermir Nika u ndal te aspekte të jetës e veprës së shkrimtarit, duke sjellë në kujtesë, kohë, ngjarje dhe debate që kanë shoqëruar epokën e një shkrimtari të përkthyer në 45 gjuhë të botës.

(BalkanWeb/News24)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb