KAKAVIJË- Policia Kufitare Kakavije njoftoi mbrëmjen e sotme rreth orës 19:25 se në bazë të një njoftimi të ardhur nga Pala Greke aksi rrugor Kakavije- Janinë, për shkak të reshjeve të dëborës ishte i pakalueshëm për mjetet e mëdha (kamion, autobus), ndërsa për mjetet e vogla aksi ishte i kalueshëm vetëm me zinxhirë.

Por rreth orës 20:30 situata është normalizuar dhe policia thotë se është njoftuar nga Pala Greke se aksi Kakavije -Janinë është i kalueshëm dhe nga automjetet e mëdha (kamion, autobusë) por me zinxhirë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: