Gazetari dhe analisti njohur Milaim Zeka ka ardhur këtë të shtunë në një intervistë për News24 me moderatoren Çenkuela Hasa. Ndër të tjera ai rrëfeu një moment të vështirë në jetën e tij ku kishte menduar t’i jepte fund jetës.

“Unë e kam patur mik të shpirtit Bekim Femiun, ai ka bërë vetëvrasje për shkak të një operacioni të dështuar që i shkaktoi paralizë në gjysmën e trupit. Unë vetë kur jam arratisur si i ri nga ish Jugosllavia dhe kam kaluar nëpër Austri ishte temperatura -30° dhe ngaqë kam përjetuar një të ftohtë dhe humba në malet e Austrisë vetë kam menduar te vetëvrasja, kam dashur të dalë para trenit”- tregoi Milaimi për ‘FitStation’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: