“Kam një vit pa e puthur”, Rudina Dembacaj i përgjigjet akuzave të ish-burrit: S’do ta pengoja kurrë vajzën të takonte babain, betohem për…

28 Prill, 2023 13:35

640 0 60892352d7fce

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Para disa javëve, ish-bashkëshorti i aktores Rudina Dembacaj, Aleksandër Varfaj, bëri një deklaratë të fortë ku pohoi se kishte një vit që nuk kishte puthur vajzën e tij.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, Aleksandëri pretendonte: “Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli”, deklarata që bënë xhiron e rrjetit.

Lidhur me këto pretendimet aktorja është pyetur së fundmi gjatë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram. Ajo siguron se nuk e ka ndaluar kurrë të bijën të takojë të atin.

“Unë di të them që nga ana ime nuk është penguar dhe nuk do pengohet kurrë fëmija im që të takojë prindin e vetë. Nuk do ta bëj këtë kurrë dhe për këtë betohem për kokën e saj. Dhe nuk e kam bërë kurrë”, -deklaroi Rudinan në videon e postuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
loading...
©