Laert Vasili foli dhe tregoi te Ola për vështirësitë që ka kaluar në Greqi për shkak të origjinës së tij shqiptare, nxitur nga talenti dhe suksesi i tij i padiskutueshëm.

Ai tregoi se për të do të ishte turp nëse do të fshihte origjinën e nënës së tij në Shqipëri apo origjinën e babait të tij në Greqi.

E teksa tregoi për tentativat për vrasje që janë bërë kundrejt tij, ai theksoi se fatkeqësisht nuk ka patur asnjë përkrahje nga administrata e qeverisë shqiptare.

“Në qoftë se një artist gjerman, një aktor do të ishte dhunuar në këtë mënyrë të jeni të sigurt që marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Greqisë edhe sot e kësaj dite nuk do të ishin të mira”, tha ai.

Më tej Laerti shtoi se në Shqipëri artistët nuk vlerësohet aq sa duhen. Ai tha se pas viteve ‘90 arti në Shqipëri u cilësua si një luks dhe kjo pati një kosto të madhe në 30 vitet e demokracisë në shoqërinë shqiptare pasi sot adoleshentët janë të prirur më tepër drejt alkoolit dhe jo të shkojnë në teatër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb