Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Shkodër – Han i Hotit.

Një kamion është përplasur me një makinë. Për pasojë, është plagosur shoferi 36-vjeçar i automjetit dhe nëna e tij. Të plagosurit janë shtruar në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:20,  në aksin rrugorë Shkodër-Hani i Hotit,  kamioni me drejtues shtetasin M. M., 55 vjeç,  është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 36 vjeç.

Si pasojë janë  dëmtuar lehtë 36-vjeçari dhe nëna e tij shtetesja L. P., rreth 61 vjeçe (pasagjere) të cilët janë në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: